3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Diplomatët evropianë vizitojnë lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor

Më të lexuarat

Një numër përfaqësuesish dhe diplomatësh evropianë vizituan dje lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar për t’u takuar me familjet palestineze të kërcënuara me urdhra izraelitë dëbimi nga shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

“Evropianët duan të dëgjojnë nga familjet që kërcënohen të dëbohen nga shtëpitë e tyre”, tha për AA një zyrtar i zyrës së Bashkimit Evropian në Kuds.

Ai tha se delegacioni evropian drejtohet nga përfaqësuesi i BE-së në Palestinë, Sven Kuhn von Burgsdorff, dhe përfshin konsujt e Francës, Suedisë, Spanjës, Italisë dhe të tjerëve.

Vizita nuk është e para pasi diplomatët evropianë dhe shefat e misioneve kanë vizituar rregullisht lagjen Sheikh Jarrah për t’u takuar me familjet palestineze.

Tensionet kanë ndodhur në zonën Sheikh Jarrah që nga java e kaluar teksa kolonët izraelitë u futën pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze në favor të kolonëve izraelitë.

Që nga viti 1956, gjithsej 37 familje palestineze kanë jetuar në 27 shtëpi në lagje. Megjithatë, kolonët e paligjshëm hebrenj janë përpjekur t’i dëbojnë ata mbi bazën e një ligji të miratuar nga parlamenti izraelit në vitin 1970.​​​​​​​ /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit