Mediumi i famshëm nga Austria Oe24.at ka shpërndarë një hartë të Evropës ku shihen shtetet, personat e të cilëve mund të hyjnë në Austri, pas mbarimit të karantinës më pas datës 19 maj.
Por në këtë hartë siç mund të shihet më poshtë, ky medium i famshëm nuk e njeh Kosovën si shtet, shkruan Telegrafi.
Kosova, sipas këtij mediumi është pjesë e Serbisë.
Kujtojmë se ky medium ka mjaft lexueshmëri në atë shtet.
Ndoshta kjo mund t’ju ketë ‘ikur’, por ne e dimë se Austria ishte një ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën si shtet, kur ajo e shpalli pavarësinë në vitin 2008. /Telegrafi/