Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi mbi 100 fluturime gjatë 24 orëve të fundit kundër caqeve “të specifikuara” Houthi, tha zëdhënësi i koalicion Gjenerali Ahmad Al-Assiri gjatë ditës së premte.
Al-Assiri, një konsulent në zyrën e ministrit të mbrojtjes, tha se operacionet ajrore “janë të specifikuara dhe të zgjedhura për të paralizuar lëvizjen Houthi dhe mbështetësit e tyre”. Ai tha se “milicitë Houthi po kryejnë operacione sabotazhi për të dëmtuar qytetarët dhe institucionet publike.”
Zëdhënësi i bëri këto komente gjatë brifingut e tij të përditshëm të shtypit në Riad Air Base. Sulmet ajrore janë duke dhënë rezultate pozitive dhe do të vazhdojnë deri sa të arrihen qëllimet, tha ai.
Ai shtoi se operacionet e sigurisë janë në vazhdim e sipër në qytetin Saada, i njohur si bastion i lëvizjes Houthi për të garantuar sigurinë e kufijve jugorë të Mbretërisë.
“Milicitë Houthi janë në lëvizje në kufijtë jugor. Synimet e sulmeve ajrore janë që të goditen territoret e tyre, depot e municionit dhe pikat e karburantit në mënyrë që të parandalohet çdo veprim që mund të kërcënojë kufijtë jugore, “tha ai.
Sulmet ajrore gjithashtu goditën një pikë kontrolli të lidhur me Houthit në qytetin bregdetar të Zinjibarit në Jemen.
Komitetet i Popullit dhe elementeve fisnore e mbështesin kolaicionin dhe i dhanë atij legjitimitetin, gjë që e bëri një sukses të madh në terren, “shtoi Al-Assiri.
Al-Assiri tha se koalicioni dëshiron që ndër të tjera edhe të lehtësoj evakuimin e shtetasve të huaj dhe rrjedhën e ndihmës humanitare.
Ai i bëri thirrje fiseve mbetura Jemenit për t’u kthyer në tufën e qeverisë legjitime dhe i paralajmëroi ata që mos të ofrojnë asnjëlloj ndihme apo strehimi për Houthit.
“Ka ende kohë për ju për të kthyer në qeverinë tuaj”, tha Al-Assiri. Ai paralajmëroi se Houthive nuk duhet tu jepet asnjë shans të rigrupohen./kohaislame
“Ka ende kohë për ju për të kthyer në qeverinë tuaj”, tha Al-Assiri. Ai paralajmëroi se Houthive nuk duhet tu jepet asnjë shans të rigrupohen./kohaislame