2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Trazira mes palestinezëve e kolonëve hebrenj në Jeruzalem

Më të lexuarat

Tensionet u acaruan të enjten në lagjen Sheikh Jarrah të Jeruzalemit, ku dhjetëra familje palestineze janë në rrezik të dëbohen nga banesat pas një beteje të gjatë me kolonët hebrenj që po përpiqen të vendosen në këtë lagje në veri të pjesës së vjetër të Jeruzalemit.

Zjarrfikësit u thirrën për të shuar zjarrin ndërsa forcat e rendit përdorën pompat e ujit kundër protestuesve.

Më herët të enjten, palestinezë e kolonë hebrenjë u përfshinë në një ballafaqim të ndezur, duke qëlluar me gurë njeri-tjetrin deri kur në zonë mbërriti policia e cila arrestoi të paktën shtatë vetë.

Protestues pro-palestinezë prej ditësh janë bashkuar për iftar me besimtarët myslimanë, të shtruar në tavolina nën qiell të hapur në këtë lagje.

Të enjten, kolonët hebrenj vendosën një tavolinë nën një strehë në anën tjetër të rrugës ku ndodheshin besimtarët myslimanë, të mbledhur për iftar. Me kolonët po hante darkë edhe Itamar Ben-Gvir, udhëheqës i një partie hebraike të ekstremit të djathtë që i ka rrënjët në një grup të dhunshëm ektremist anti-arab.

Jeruzalemi mbetet një kërkesë thelbësore e palestinezëve për zgjidhjen me dy shtete. Ata e konsiderojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e një atdheu të tyre të ardhshëm palestinez.

Ndërkaq, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Britania i bënë të enjten thirrje Izraelit të ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

“I bëjmë thirrje qeverisë izraelite të ndalë vendimin për zgjerimin e vendbanimeve me 540 njësi të tjera banimi në zonën Har Homa, zonë e pushtuar në Bregun Perëndimor dhe të ndalë politikën e zgjerimit të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze” thuhej në deklaratën e përbashkët.

/voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit