0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Truqe të thjeshta me të cilat do të dukeni shumë të zgjuar

Më të lexuarat

Mësoni truqet që mund të jenë shumë të dobishme në jetën e përditshme dhe për shkak të të cilave për dikë do të dukeni si gjeni.
 
1. Majën e perit spërkateni me llak për flokë. Kështu do ta ngrini dhe më lehtë do të kalojë nëpër gjilpërë.
 
2. Në kutinë me pe dhe gjilpërë mbani një magnet të vogël. Kështu gjilpërat “ikanake’ do t’i keni gjithnjë bashkë.
 
3. Kur i jepni dikujt udhëzime për të arritur deri tek ju, dërgoni fotografinë e ndërtesës/shtëpisë suaj për t’ia lehtësuar kërkimin.
 
4. Para se ta çmontoni ndonjë gjë për ta riparuar, fotografojeni për të ditur se si është dukur saktësisht.
 
5. Nëse gotat që qëndrojnë njëra në tjetrën ngjiten dhe nuk mund t’i ndani, në të sipërmen hidhni ujë të ftohët dhe pastaj të dyja vendosini në ujë të nxehtë për disa minuta.
 
6. Për ta nxjerrë më lehtë keçapin nga shishja, në shishe vendosni një kallam dhe nxirreni me të.
 
7. Për t’i hequr më lehtë dorëzat e gomës, futni duart në ujë të ftohët për disa sekonda.
 
8. Dritaret nga ana e brendshme lani me lëvizje horizontale, ndërsa nga jashtë në vertikale. Nëse mbesin shenja më lehtë do ta dini se cilën anë duhet ta “ripastroni”.
 
9. Shishet e ngushta dhe të ndotura, si dhe vazot fshini ashtu që i mbushni me ujë në të cilin do të hidhni një tabletë për pastrimin e protezave të dhëmbëve.
 
10. Shtoni disa pika vaj për bebet në ujin në të cilin laheni për ta parandaluar bllokimin e tubacionit.
 
11. Gjethet kapni vetëm kur thahen, të freskëta mund të jenë dyfish më të rënda.
 
12. Kur mbillni lule, fidanët mos i rreshtoni drejt, por zig-zag, kështu do të duken më të mbushura.
 
13. Njollat e kripës nga këpucët e lëkurës largojini ashtu që i fshini me leckë të pastër të pambukut të cilën më herët e keni zhytur në përzierjen e uthullës së bardhë dhe ujit (një lugë uthull dhe një gotë ujë).
 
14. Mbyllësin e bllokuar të patentit (rajsferslusit) e zhbllokoni ashtu që në të e fërkoni lapsin e thjeshtë (grafiti do të shërbejë si lubrifikant).
 
15. Për të larguar gërvishtjet nga produktet e qelqit, xhamin fërkojeni me cohën e zhytur në pastë të dhëmbëve.
 
16. Pasqyrën në banjë lyejeni me shkumë rroje dhe fshijeni me leckë të butë – kështu do të parandaloni mjegullimin e pasqyrës gjatë dushit.
 
17. Nga portokajtë dhe limonët do të përftoni më shumë lëng nëse para se t’i prisni disa herë i rrotulloni me duar nëpër sipërfaqen e fort.
 
18. I keni pjekur tepër biskotat? Vërini në një enë të mbyllur hermetikisht për një ditë dhe do të zbuten.
 
19. Pikja e ujit nga rubineti mund të çmend njeriun. Lidhni një spango në maje të rubinetit, por kini kujdes që të jetë mjaft e gjatë, respektivisht të prekë rubinetin. Derisa nuk e rregulloni rubinetin, uji do të bjerë qetësisht në spango dhe jo direkt në lavaman,
 
20. Për ta hequr çamçakëzin nga flokët, lyeni me gjalpë kikiriku ose vazelinë.
 
21. Freskoni aromën e atleteve ashtu që në to hidhni sodë bikarboni dhe lëreni të qëndrojë një ditë.
 
22. Freskoni jastëkët ashtu që për 10 minuta i lëni në makinën tharëse të rrobave në temperaturë të ulët.
 
23. Për ta larguar dyllin nga qirimbajtësi, lëreni në frigorifer rreth 20 minuta. Dylli do të ndahet vetë pas kësaj.
 
24. Tiketat kokëfortë në produkte i largoni duke nxehur ngjitësin –drejtojeni në to ajrin e ngrohtë nga tharësja e flokëve për disa sekonda.
 
25. Për të larguar aromën e hudhrës nga duart, fërkoni duart për sipërfaqe nga çeliku i pandryshkur, si rubineti i kuzhinës./Koha.net
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit