3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Reagon edhe Presidenca: Kosova nuk mund të garantojë lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë

Më të lexuarat

Presidenca e Kosovës është deklaruar sot rreth kërkesës së Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët një ditë më parë kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të ofrojnë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë duke u gjykuar dhe po mbahen në paraburgim në Hagë.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në një deklaratë për Telegrafin tha se çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara.E SPONSORUAR

“Çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos qartë i referohet shtetit të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. E njëjta është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Kupina.

Ndryshe, edhe Qeveria e Kosovës ka reaguar sot lidhur me këtë çështje.

Në deklaratën e Qeverisë dhënë për Telegrafin thuhet se Qeveria e Kosovës nuk mund të shërbejë si garantuese e lirimit të tyre, pasi Gjykata Speciale ligjërisht është e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit