3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Grafit me mbishkrimin UÇK në veturën zyrtare të ministres Gërvalla

Më të lexuarat

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka bërë të ditur se sot kanë vënë mbishkrimin UÇK në veturën zyrtare të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

PSD thekson se vendi nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është e shpërfytyruar nga brenda dhe se Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në.

Lexoni të plotë deklaratën e PSD-së:

“Veturës së ministres së jashtme sot ia shkruam mbishkrimin UÇK. Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është e shpërfytyruar nga brenda. Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në.

Kurti pati thënë se nuk e pranon Gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit. Pastaj tha se shteti duhet ta organizojë mbrojtjen. Tash ka nisur luftën speciale të propagandës.

Në emër të transparencës Qeveria e ka dëmtuar mbrojtjen duke deklasifikuar pagesat për avokatët. Sikur në luftë, edhe sot e njëjta këngë. Po na tregojnë sa kushton UÇK-ja.

Janë shumë vesh që duan ta bëjnë kalkulimin dhe koston argument. Ky regjistër është i njëjti që para luftës na i tregonte pasojat dhe rreziqet e luftës. Këtij veshi po i frynë Kurti sot.

Kalkulimi është argument i frikës, i reaksionit. UÇK-ja është e guximit, e historisë”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit