-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

ALBtelecom dhe PTK bashkojnë shqiptarët

Më të lexuarat

ALBtelecom dhe PTK (Postë Telekomunikacioni i Kosovës) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore me çmime sa më të lira për qytetarët e dy vendeve që udhëtojnë apo kanë vendosur të kalojnë pushimet në vendet respektive.
 
Sipas një deklarate zyrtare nga ALBtelecom, kjo nismë pritet të bëhet realitet me fillimin e sezonit veror, kohë kur shtohet dhe fluksi i qarkullimit dhe nevoja për të përdorur dhe shfrytëzuar shërbimet e telefonisë dhe internetit të shpejtë.
 
Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Dr. Erkan Tabak u shpreh se kjo marrëveshje ka impakt edhe më të madh për vetë faktin se popujt e të dy vendeve janë të njëjtë dhe se kanë vendosur që t’i heqin kufijtë artificialë mes dy kompanive.
 
“Kjo verë do të jetë krejt e ndryshme për qytetarët e dy vendeve në fushën e telekomunikacionit. Ajo që ne kemi bërë së bashku është që përdoruesit e Valës dhe përdoruesit e Eagle Mobile do të mund t’i përdorin numrat e tyre në dy vendet tona si të jenë në shtëpinë e tyre dhe ne besojmë se ky bashkëpunim do të përfshijë shërbimet e zërit dhe të internetit, si dhe do të përpiqemi që këto shërbime në telefoninë celulare t’i sjellim para fillimit të sezonit turistik të këtij viti”, tha Tabak.
 
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), Agron Mustafa tha se qëllimi kryesor i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është që t’u ofrojë të gjithë pushuesve që do të vizitojnë bregdetin shqiptar për pushimet verore, si dhe të gjithë atyre që vijnë nga diaspora lehtësira komunikimi me çmimet më të lira për shërbimet e telefonisë celulare dhe të internetit.
 
“Me një numër, të cilin do e marrin te VALA, këtu tek ne me të njëjtat shpenzime do ta kenë mundësinë që të flasin apo edhe të përfitojnë shërbimet e internetit në Republikën e Shqipërisë qofshin ato të telefonisë mobile sa i përket romingut, por gjithashtu edhe të shërbimeve të internetit”, deklaroi drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit