-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cili është adhurimi më i mirë të cilin duhet ta bëjmë në kohët në të cilat jetojmë?!

Më të lexuarat

Adhurimi më i mirë


Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, e jep këtë sqarim shumë të rëndësishëm për të kuptuar secili prej nesh, cili është adhurimi më i mirë të cilin duhet ta bëjmë në kohët në të cilat jetojmë. Adhurimi më i mirë është veprimi për të fituar kënaqësinë e Allahut në çdo kohë me detyrat e asaj kohe dhe angazhimet konkrete të saja. Në kohën e xhihadit, adhurimi më i mirë është xhihadi, edhe nëse shkakton që të lihen adhurimet e caktuara të zakonshme (virdet), sikurse namazi i natës, agjërimi vullnetar, madje edhe mos plotësimi i namazit farz sikurse është rasti kur falet namazi në kushte të mungesës së sigurisë. Në kohën kur të vjen mysafiri adhurimi më i mirë është shërbimi i tij dhe angazhimi me te duke lërë adhurimet e zakonshme vullnetare. E njëjta vlen edhe me obligimin që kemi ndaj gruas dhe fëmijëve. Adhurimi më i mirë në kohën e syfyrit është leximi i Kuranit , lutja, dhikri dhe kërkimi i faljes (istigfari).Adhurimi më i mirë kur vjen një nxënës dhe kërkon dije prej teje ose një injorant, është ta mësosh atë dhe të merresh e angazhohesh me te. Adhurimi më i mirë kur thirret ezani është lërja e adhurimeve të zakonshme të momentit dhe merrja me përsëritjen e asaj që e thotë muezini. Adhurimi më i mirë në kohën e faljes së pesë kohëve të namazit është veprimi serioz dhe i sinqertë për ti falur ato në formën më të mirë, nxitimi për faljen e tyre në kohën e parë, dalja për në xhami, e nëse xhamia është larg, kjo edhe më mirë. Adhurimi më i mirë në kohën kur ka nevojtar që kanë nevojë për ndihmesë me autoritet, trup, ose pasuri, është angazhimi në ndihmesën e tij, largimi i brengës së tij dhe dhënia përparësi kësaj vepre para virdit dhe adhurimeve në vetmi. Adhurimi më i mirë në kohën e leximit të Kuranit është mbledhja e zemrës dhe preokupimit në kuptimin dhe meditimin rreth tij, të ndiesh sikur Allahu është duke të folur ty. Mblidhe zemrën ta kuptosh dhe të meditosh rreth asaj që lexon, vendose të zbatosh urdhrat e Kuranit shumë ma shumë se sa e vendos zemra për të zbatuar urdhrat e Sulltanit. Adhurimi më i mirë kur qëndron në Arafat është përpjekja për tu lutur sa më shumë, përgjërimi dhe dhikri, e jo agjërimi i cili të lodh dhe të pengon nga këto adhurime. Adhurimi më i mirë në dhjetë ditët e Dhul-Hixhes është shtimi i adhurimeve, sidomos tekbireve, tehlileve (la ilahe il-lallah), tahmideve (elhamdulilah). Këto veprime janë më të mira se sa xhihadi i cili nuk është obligim individual. Adhurimi më i mirë në dhjetëshin e fundit të Ramazanit është qëndrimi në xhami, vetmimi në te, itikafi në te dhe mos përzierja me njerëz dhe angazhimi me ta. Ky veprim është më i mirë se sa mësimi i njerëzve dituri të ndryshme dhe mësimi i Kuranit, sipas shumicës së dijetarëve. Adhurimi më i mirë kur është i sëmurë vëllai yt musliman ose kur vdes është vizita e tij, prania në xhenazen e tij dhe dhënia përparësi këtyre veprimeve para vetmimit në adhurime dhe preokupimit me to. Adhurimi më i mirë kur të ndodhin probleme apo të dëmtojnë njerëzit ty është kryerja e detyrës së durimit dhe përzierja me ta, e mos ikja prej tyre, sepse besimtari që përzihet me njerëz dhe duron dëmtimin e njerëzve është më i mirë se ai që nuk përzihet me njerëz dhe nuk i duron dëmtimet e njerëzve. Më mirë është të përzihet me ta në vepra të mira, kjo është më mirë se sa të largohet prej tyre. Kurse largimi prej tyre kur bëjnë të këqija është më mirë se sa përzierja me ta. Nëse e di se nëse përzihet me ta e largon këtë të keqe ose e pakëson atë që e bëjnë atëherë përzierja me ta është më e mirë. Pra, adhurimi më i mirë në çdo kohë dhe në çdo gjendje është ti japësh përparësi kënaqësisë së Allahut në atë kohë dhe në atë gjendje dhe të angazhohesh me detyrën e asaj kohe, obligimin dhe kërkesën e saj.



Ibnul Kajjimi ne librin e tij “Medarixhus-Salikin” , 1109.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit