Ne e dimë mirë historinë e betejës së Bedrit sesi Allahu i Lartësuar i dhuroi fitore Profetit Muhammed (alej his-selam) dhe shokëve të tij në atë ditë. Po cilat janë mësimet që ne nxjerrim nga kjo betejë, të cilat përputhen me produktivitetin tonë? Ja tek është një:
Pasi beteja u fitua, Allahu i Lartësuar zbriti vargjet Kur’anore vijuese: “Dhe Allahu ju bëri tashmë fitues në Bedr, kur ju ishit të paktë në numër. Kështu që, kini drojë Allahun, që të jeni mirënjohës”. (Surah Ali Imran: 123)
Kjo ishte një kujtesë për muslimanët, që çdo sukses ose fitore vjen prej Allahut dhe vetëm Allahut.
Ata nuk duhet të jenë arrogantë dhe të harrojnë burimin e suksesit të tyre. Ndodh, që kur jeni produktivë dhe arrini të keni sukses, është e lehtë për të preten duar, se suksesi vjen nga aftësitë ose dituria juaj; por muslimani nuk mendon kështu. Një besimtar i vendosur beson në ajetin Kur’anor, “Dhe suksesi im nuk është vetëm se prej Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe te Ai jam drejtuar”. (Surah Hud: 88)
Në fund të kësaj dite, bëj lutje për vëllezërit dhe motrat tona të dhunuara në vende të ndryshme të botës. Ata janë duke kaluar një Ramazan të vështirë dhe gjëja më e paktë që mund të bëjmë, është për mendja e tyre në lutjet tona.
Ne i lutemi Allahut të Lartësuar, me Forcën dhe Fuqinë e Tij, i Cili i dhuroi sukses Profetit të Tij ditën e Bedrit, t’u dhurojë sukses vëllezërve dhe motrave tona mbi zullumqarët dhe gjithë ato që i ndjekin nga pas.
AMIN!
Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan të paharrueshëm”