4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si të edukojmë fëmijët tanë gjatë dhe jashtë Ramazanit?

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

Gjatë Ramazanit edukata është e sinqertë dhe urtësia në mësime është shumë më e ngritur, ngase njeriu është më afër All-llahut të Madhërishëm, andaj duhet të angazhohemi në edukimin e fëmijëve, pasi ata janë amanet, ndaj edhe duhet të kujdesemi për edukimin e tyre.

Të parët tanë ishin shumë të kujdesshëm që të mësonin fëmijët e tyre në agjërim dhe t’i skalitnin ata në namaz nate.

“E fëmijët tanë rriten, në atë që është rrit vetë prindi i tyre.”

O ti agjërues që ke dëshirë që fëmija yt të jetë shoqëruesi yt në triumfe dhe në shpërblimet e All-llahut të Madhërishëm, ki kujdes që ta edukosh në formën më të mirë dhe të përkujdesesh për ta në formën më të mirë të mundshme.

1- Bëhu ti shembull për ta si në sjellje, në edukatë, dhe në përgjithësi në jetën tënde, pasi që fëmijët të kanë ty për shembull si prind, mësues, edukator dhe shëmbëlltyrë të jetës së tyre. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm na tregon duke marrë për shembull Zekerijan (alejhis-selam), andaj edhe thotë: “Dhe Ne ia përmirësuam atij bashkëshortën dhe ata përpiqeshin për punë të mira, na luteshin duke shpre suar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.”

2- Ajo që shfaqet, që shihet dhe dëgjohet në shtëpi ka ndikim më të madh në jetën dhe në të ardhmen e fëmijëve. Andaj futja e besimit, e Kur’anit, e praktikimit të traditës së Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), nëpër shtëpitë tona duke i shtuar kësaj edhe përkujtimin ndaj All-llahut të Madhërishëm, leximin e Kur’anit, namazin e natës dhe vepra të tjera të mira padyshim që e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë e sigurt dhe se ata do të jenë prej të devotshmëve.

E nëse në shtëpitë tonë hyjnë lojrat, muzika, dëfrimet dhe gjërat e tjera që devijojnë dhe largojnë fëmijet tanë nga rruga e All-llahut të Madhërishëm padyshim që do të kemi fëmijë të degjeneruar, të pamoralshëm dhe me një të ardhme të lajthitur.

3- Fëmijët duhet të lidhen me librin e All-llahut si për nga nxënia përmendësh, rregullat e leximit dhe leximi i vazhdueshëm i tij, pasi koha e fëmijërisë është kohë e nxënies dhe e mësimit, andaj nëse kjo kohë humb me gjëra të kota dhe në dëfrime do të vijë një kohë në të cilën ai do të pendohet shumë rëndë për atë që ka humbur dhe për mosshfrytëzimin e saj ashtu siç duhet.

4- Të shoqëruarit e fëmijëve është shumë me rëndësi, andaj duhet të kemi kujdes shumë të madh se me kë po shoqërohen fëmijët tanë, me kë po ulen dhe prej kujt po dëgjojnë dhe po mësojnë, pasi shumë prej njerëzve janë degjeneruar dhe kanë lajthitur nga rruga e drejtë e All-llahut të Madhërishëm, për shkak të shoqërimit të tyre me persona të pamoralshëm dhe me persona të degjeneruar. Është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë se: “Njeriu është në fenë e mikut të tij, andaj le të ketë kujdes se me kë po shoqërohet.”

“Mos pyet për askënd, por pyet për shokët e tij. Se çdokush është sikur ai me të cilin shoqërohet.

5- Formimi i karakterit të fëmijës duhet të jetë në burrëri dhe në vlera të larta, andaj duhet të kemi kujdes të madh me fëmijët tanë që të mos i lejojmë të kënaqen me vlera të ulta të moralit apo të kënaqen me nivelin e ulët të arritshmërisë së tyre. Për këtë gjë duhet të mos u lejojmë të shoqërohen me gjininë e kundërt, pasi kjo ndihmon në prishjen e moralit të tyre. Në lidhje me këtë, Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel lem) në një transmetim të vërtetuar thotë: “Me të vërtetë All-llahu i do piedestalet e punëve dhe urren të ultën e tyre.”

6- Të kihet kujdes në formën se si vishen dhe se si zbukurohen fëmijët tanë, ngase kjo tregon personalitetin e tyre, andaj duhet të kemi kujdes që kjo të jetë konform rregullave dhe dispozitave islame si dhe të jetë konform traditës së Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe udhëzimeve të tij, Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Kush i përngjason një populli është prej tyre.” Andaj duhet të kemi kujdes që djemtë tanë të mos bartin ar e as mëndafsh, të mos veshin rroba që janë të ngjashme me rrobat e femrave, të mos përthejnë zërin e tyre gjatë të folurit, të mos mundohen që në pamjen e tyre t’u ngjasojnë femrave, të mos jenë prej atyre që qeshin shumë, të mos jenë prej atyre që e kalojnë kohën vazhdimisht në defrime dhe gjëra të kota etj.

7- Të madhëruarit e fesë së All-llahut të Madhërishëm në zemrën e fëmijës dhe të çdo gjëje që ka të bëjë me fenë e Tij, duke e ngritur dhe lartësuar All-llahun në zemrën e tij me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të përkryera, andaj duhet që fëmijëve t’u largojmë çdo paramendim që mund të kenë për ndonjë mangësi ndaj All-llahut të Madhërishëm apo Profetit të Tij, ngase këto nuk ekzistojnë dhe për këtë arsye duhet të kemi kujdes që këto të mos shfaqen në sjelljen e tij, në fjalët e tij dhe në gjithë jetën e tij.

8- Orientimi i fëmijës për të kërkuar dituri të dobishme, duke i nxitur ata për sinqeritet dhe seriozitet në kërkimin e saj. Po ashtu, duhet pasur kujdes që fëmijët të stimulohen në nxënien e diturisë dhe në praktikimin e saj, andaj duhet të mundohemi që t’i skalitim në dhënien maksimale të mundit të tyre dhe angazhimin maksimal të tyre në dituri dhe në zbatimin e saj. Kjo mund të bëhet duke u sqaruar rëndësinë, përfitimin dhe dobitë e saj, e padyshim se mënyra më e mirë është shëmbëlltyra që ata mund të kenë nga vetë prindërit e tyre.

9- Lutja për ta që All-llahu i Madhërishëm t’i udhëzojë në Islam, t’i forcojë në besim dhe t’i përdorë për të mirë dhe për atë që do të ishte prej kënaqësive të Tij. Ndaj prindi duhet që në çdo namaz, gjatë namazit të natës dhe në veçanti në kohët që njihen si kohë në të cilat pranohen lutjet, të lutet për fëmijët e tij që All-llahu i Madhërishëm t’i udhëzojë dhe t’i bëjë prej të devotshmëve dhe të kërkojë për ta pajtimin e All llahut të Madhërishëm në jetën dhe sukseset e tyre. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “E ata që thonë o Zot na jep neve bashkëshorte dhe fëmijë që të jenë dritë e syve tanë dhe na bëj neve imam për të devotshmit.”

10- Mëshira dhe mirësjellja ndaj fëmijëve. Prindi duhet të jetë i mëshirshëm, të jetë i qetë, i butë dhe të jetë mirësjellës ndaj fëmijëve të tij, duke lozur me ta, duke i përqafuar, duke i përkëdheluar, duke i dëfryer dhe duke u munduar që në çdo mënyrë t’i lumturojë ata e assesi të jetë i ashpër ndaj tyre, të sillet me vrazhdësi apo t’i turpërojë ata në prezencën e të tjerëve edhe nëse shkojnë deri tek ndonjë gjest i pahijshëm apo ndonjë gabim i paqëllimshëm nga ana e tyre. Andaj le të mundohemi të jemi pasues të Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) në mirësjellje ndaj fëmijëve dhe le të mundohemi të marrim shembull sjelljen e tij ndaj tyre pasi të mëshirshmit ndaj njerëzve i mëshiron i Gjithëmëshirshmi.

O All-llah i Madhërishëm, na bëj të begatshëm kudo që jemi dhe ngado që shkojmë, na jep bashkëshorte dhe pasar dhës që të jenë dritë e syve tanë dhe na bëj për të devotshmit udhëheqës!

Aid el-Karni

“30 Mësimet për agjëruesit”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit