4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Fondacioni “NuN” e shtrinë kampanjën “Dhurata e Bajramit” në Shkup dhe RMV

Më të lexuarat

“Dhurata e Bajramit”, është një iniciativë vullnetare jo profitabile, që synon gëzimin e sa më shumë fëmijëve në këtë kohë të pandemisë. Kësaj radhe po organizohet për herë të tretë radhazi me suksese të përsëritura.

Ky aktivitet që po realizohet në Kosovë dhe Shqipëri, në rajonin e Shkupit dhe në Maqedoninë e Veriut po shtrihet nga Fondacioni Nun. Fondacioni NuN përmes këtij aktiviteti po synon të gëzojë fëmijët jetim dhe fëmijët e familjeve skamnore.

Dhurata përmban 15 artikuj, ata janë ushqimor, çokolata, keka-ëmbëlsira, biskota, bombone gumi, pjekurina, patatina, lodra etj.

Fondacioni NuN publikon këtë mesazh:

Pako e Bajramit me vetëm 3 €
T’i gëzojmë jetimat dhe skamnorët në këtë ditë feste por edhe fëmijët tanë.
Bëhu edhe ti pjesë e gëzimit të fëmijëve.
Paguaj pako Bajrami dhe dhuro buzëqeshje tek fëmijët.
https://www.facebook.com/NuN.Fondacion/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit