2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ambasada amerikane: Të lumtur që Shqipëria pret “Defender Europe 21”

Më të lexuarat

Ambasada amerikane me anë të një postimi në twitter kujton stërvitjen ushtarake që do të zhvillohet në vendin tonë si pjesë e “Defender Europe 21”

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar ndër të tjera jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, një nga aleatët kryesorë të saj, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.

Zëvendëskomandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, Gjeneral Major Joseph Jarrard e cilësoi Shqipërinë gjatë një vizite të fundit në vendin tonë si partnere strategjike e sigurisë amerikane në Europë. Ai theksoi, se stërvitja në fjalë do të shërbejë “për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ushtarak të SHBA, me ushtarë shqiptarë në tokën shqiptare”.

Reagimi i ambasadës

Ne jemi të lumtur që Shqipëria pret #DefenderEurope 21. Si pjesë e stërvitjes ushtarake, afërsisht 28 mijë forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit