-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kërkohet që Biden t’i njohë zyrtarisht krimet e Serbisë në Kosovë si gjenocid

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka njohur zyrtarisht masakrën kundër armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore si gjenocid.

Këtë veprim e ka përshëndetur organizata jo-qeveritare Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, duke kërkuar që SHBA, e presidenti Biden ta njohë zyrtarisht cilësimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë si krim i gjenocidit.

Në reagimin e tyre thonë se qëndrimi i këtij burrështetasi demokrat dëshmon se gjenocidi është krimi më i shëmtuar që godet njerëzimin në tërësi dhe si i tillë nuk harrohet asnjëherë!

“Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës, i kryer para dy dekadash nga shteti serb, është një plagë e madhe, e hapur dhe e mbushur plot e përplot me të vrarë, të përdhunuar seksualisht, të dëbuar në politikën e spastrimit etnik që synonte shkatërrimin e shqiptarëve si të tillë”, thuhet në komunikatë.

Më tej theksohet se viktimat e mbijetuara të këtij gjenocidi dhe një popull i tërë që u ballafaqua me politikën gjenocidare të Serbisë kërkon drejtësi!

“Njohja e gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë është kusht paraprak për të dalë nga logjika e mosndëshkimit të gjenocidit dhe formë e parandalimit të përsëritjes së krimeve të tilla. Kërkojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe personalisht nga presidenti J. Biden që të njohë zyrtarisht cilësimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë si krim i gjenocidit”.

“Ftojmë institucionet e Kosovës që të veprojnë në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Kosovës lidhur me krimin e gjenocidit dhe të intensifikojë angazhimet në fushën diplomatike që gjenocidi i kryer në Kosovë të njihet botërisht”, thuhet në fund./Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit