8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Reagimi i Turqisë pasi Biden e njohu masakrën ndaj armenëve si një gjenocid

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Joe Biden të shtunën u bë Presidenti i parë i SHBA-së që njohu zyrtarisht masakrën e armenëve nën Perandorinë Osmane si një gjenocid.

“Populli amerikan nderon të gjithë ata armenë që vdiqën në gjenocidin që filloi 106 vjet më parë”, tha Biden në një deklaratë të shtunën.

Sipas The Guardian, me këtë rast ka reaguar ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Deklarata e presidentit amerikan Biden u denoncua menjëherë nga Ankaraja.

“Fjalët nuk mund ta ndryshojnë ose ta rishkruajnë historinë”, u shpreh Cavusoglu në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush për të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhtia më e madhe ndaj paqes dhe drejtësisë. Ne e hedhim poshtë plotësisht këtë deklaratë të bazuar vetëm në populizëm”, u shpreh më tej ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit