-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjykata e Kosovës refuzoi kërkesën për ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, njërit nga të dënuarit për rastin “Monstra”

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”, transmeton Portalb.mk.

Policia e Kosovës më 2 prill arrestoi Afrim Ismailoviqin, një nga të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”. Ismailoviq është arrestuar pas një aksidenti në trafikun e Prishtinës, për të cilin kishte edhe flet-arrest, por i njëjti u lirua menjëherë.

Më 23 shkurt, Gjykata Penale e Shkupit miratoi aktgjykim, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, të njohur në opinion si rasti “Monstra”, ashtu siç propozoi Prokuroria dhe i shpalli fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (të cilët janë në arrati) bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi që Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave, Mbrojtja e kundërshtoi vendimin.

Shkupi zyrtar kërkon nga Prishtina ekstradimin e Afrim Ismailoviqin për mbajtjen e burgut të përjetshëm.
/poralb.mk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit