-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lojtarët e Llapit duke qenë agjërueshëm shënuan fitore në gjysëmfinale

Më të lexuarat

Llapi ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës pasi eleminoi Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Shefi i shtabit teknik të “Legjendave”, Tahir Batatina, është ndarë tejet i kënaqur me kualifikimin në finale, derisa këtë sukses synon ta kurorëzojë me trofeun e Kupës.

“E kemi ditë që nuk do të jetë i lehtë kualifikimi, ai ka ardhur falë punës, angazhimit të lojtarëve, mbi të gjitha kemi mposhtë Ballkanin, Trepçën 89′, Prishtinën dhe jemi me meritë pasi kemi mposhtur skuadra të mëdha. E kemi ditë që do ta kemi vështirë ndaj Prishtinës”, u shpreh Batatina.

“Sot na kanë vënë në vështirësi sidomos në pjesën e dytë, me rëndësi për ne ka qenë të kualifikohemi, sot ka ndikuar pak edhe pjesa e agjërimit – pasi lojtarët nuk mund ta japin maksimumin shkaku i agjërimit, i urojë gjithë qytetarëve këtë kualifikim, dashtë Zoti që në këtë stadium ta sjellim trofeun e parë”, deklaroi fillimisht Batatina.

Më pas Batatina pati edhe një kërkesë për Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Shpresojë që finalja të jetë pas Ramazanit dhe të fitojmë dhe të shkojmë në garat evropiane, atë që e kam kërkuar për vite”, përfundoi Batatina.

Kujtojmë që dueli i dytë i gjysmëfinales së Kupës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, kurse takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 2-3 në favor të llapjanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit