-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ekipi i Xhamisë Shqiptare përfaqëson Austrinë në Kampionatin Botëror të futbollit të vogël

Më të lexuarat

 
Për herë të dytë këtë vit, ekipi i Xhamisë Shqiptare El Buhari ne Vjenë të Austrisë i cili përbëhët nga ish futbollist të superligës së Kosovës, ishte i pakonkurrencë në mesin e 250-të ekipeve që garuan në këtë turne i cili u mbajtë nën patronatin e Federates të Futbollit të Austrisë.
Të përkujtojmë që kohë më parë i njejti ekip kishte triumfuar në një turne të ngjashëm dhe kanë udhëtuar në Spanjë ku kanë vizituar disa klube te La Ligës ku janë njoftuar me kushtet dhe punën që bëjnë këto ekipe të njohura botërisht. Kësaj radhe këta djelmosha të talentuar qe janë emra te njohur për dashamirët e futbollit Kosovar,do të marrin pjesë në kampinatin botëror të futbollit të vogël ne Dubai që do te mbahet prej datës 22-26 prill e ku për kundershtar do të kenë përfaqësuese te njohura me namë botërore si : Brazili, Spanja, Italia, Meksika, etj.
{gallery}fotot/buhari:::0:0{/gallery}
Edhe pse djelmoshat janë të angazhuar nëpër klube të ndryshme në ligat e Austrisë janë shumë mirë të komponuar dhe shquhen për disciplinë dhe teknikë te lartë e cila rezultoi në vitin e fundit me fitoren e shumë turneve në Austri madje disa prej të cilëve me karekter ndërkombëtarë.
 
Ekipi i Xhamisë Elbuhari përbëhet prej këtyre futbollistëve: Ylber Përvetica, Besnik Shehu, Taulant Zeneli, Alban Feta, Arlind Zylfallari, Arlind Krivaqa, Florim Gashi, Dardan Zariqi, Imer Hamiti dhe Besnik Gashi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit