-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Aya Sofia: për herë të parë pas 85 vitesh këndohet Kur-ani

Më të lexuarat

Për herë të parë pas 85 vitesh këndohet Kur-an në muzeun Aya Sofia në Stamboll.
 
Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë me rastin e festimeve të javës së lindjes së Profetit Muhammed bashkoi artëdashësit me ekspozitën “Ashk-ı Nebi Ayasofya” ku u prezantuan vepra të ndryshme e të rralla nga arti kaligrafik.
 
Në këtë ekspozitë morën pjesë Kryetari i Çështjeve Fetare në Turqi, Mehmet Görmez, Nënsekretari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ahmet Haluk Dursun, Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin dhe shumë të ftuar të tjerë.
 
Hapja e programit nisi me leximin e Kur-anit nga imami ligjërues i xhamisë Ahmet Hamdi Akseki në Ankara, dhe kjo cilësohet se është hera e parë pas 85 vjetësh që lexhohet Kur-an në pjesën e brendshme të Aya Sofia.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit