5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Maqedonia rrezikon lëvizjen e lirë pas skandalit me pasaportat !?

Më të lexuarat

Pas rastit me dhënien e pasaportave për kriminelë të ndryshëm ballkanik, Maqedonia mund ta pësojë në mënyra të ndryshme. Një nga çështjet e cila ditëve të fundit, është se Maqedonia e Veriut mund të sanksionohet në sferën e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski lidhur me këtë gjë ka konstatuar se Maqedonisë mund t’i krijohen probleme në lëvizjen e lirë drejt vendeve të BE-së.

Sipas tij, nëse nuk ka një hetim serioz të Interpolit dhe BE-së për këtë skandal, rrezikohet regjimi pa viza të kufizohet apo të suspendohet, shkruan Zhurnal.

Por sa janë gjasat reale të ndodhë kjo gjë?

Ish ambasadori Risto Nikovski, në një prononcim për Zhurnal shprehet se të pakta janë gjasat që të ndodhë një gjë e tillë, mirëpo gjithsesi duhet të bëhen më tepër hetime rreth kësaj çështje, dhe të arrestohen personat kryesorë të cilët e kanë organizuar dhënien ilegale të pasaportave.

“Afera me pasaportat do t’i shkaktojë dëm që nuk mund të vlerësohet dhe afatgjat Maqedonisë në plan ndërkombëtar. Gjithsesi se do të ketë reflekse, mirëpo vështirë të besohet se do të ndërmeret ndonjë masë, masa drastike rreth regjimit të vizave apo ngjashëm, sepse bëhet fjalë për një krim të rëndë, gjë që e dimë se ekziston në vendin tonë së bashku me korrupsionin dhe vendet tjera nuk befasohen nga ky rast. Për çdo rast, për të dëshmuar se ky shtet funksionon dhe nuk është shtet i mafias, pushteti duhet të ndërmer masa urgjente për zbardhjen e së njejtës dhe të gjithë që janë në një mënyrë apo tjetër të përfshirë në këtë aferë, duhet të tërhiqen nga skena politike”, është shprehur për Zhurnal, ish diplomati Risto Nikoski.

Sa i përket dhënies së pasaportave, opozita maqedonase zbuloi pasaportë ka marë dhe njeriu i dytë i mafias italiane, Waleed Issa Khamays i cili ka qenë i angazhuar për logjistikë të dërgesave me kokainë nga Brazili në Evropën Perëndimore.

Regjimi pa viza për BE-në është një sistem i kontrolleve efikase në kufi, standarde të larta dhe besim të ndërsjellë. Në këtë skandal, kufijtë e Maqedonisë kanë dështuar në kontrollet e pasaportave dhe për këtë shkak, do të duhet patjetër së bashku me BE-në të hetojnë rastin “Mafia”, me qëllim që të mos humbet privilegji për lëvizje të lirë drejt vendeve të BE-së, shkruan Zhurnal.

Kështu sa për rikujtim ndodhi edhe me Shqipërinë në vitin 2019. Atë vit, Holanda pati kërkuar shlyerjen heqjen e vizave për Shqipërinë me arsyetimin se organizata kriminale përmes Shqipërisë kanë keqpërdorur mundësinë të udhëtojnë pa viza në Europë dhe kanë shpërndarë rrjetin për krim. Për këtë gjë parlamenti holandez madje miratoi dhe rezolutë.

Pritet të shohim nëse autoritetet do të ndërmarin masa që ky skandal të zbardhet më detajisht dhe të zbulohet se kush ka qenë organizatori kryesor për dhënien e këtyre 215 pasaportave, apo punonjësit brenda MPB-së krye në vete kanë punuar fshehtas.//Zhurnal.mk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit