-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Analizë / Vaksinat – Covid19 garë gjeopolitike për dominim në Ballkanin Perëndimor!

Më të lexuarat

Historia njerëzore gjatë gjithë historisë së saj është përballur me sfida nga më të ndryshmet, por ajo që po përjeton tani nga pandemia Kovid-19 është një nga më të rëndat e cila e ka futur shoqërinë në një kaos e që ka shkaktuar shumë humbje njerëzore dhe ekonomike, nga të cilat bota do ti duhet nje kohë relativisht e gjatë për tu rimëkëmbur.

Në këtë situatë shumë të vështirë pandemike, u hapë edhe një mundësi për përftime gjeopolitike të shteteve të mëdha të cilët dëshirojnë që ta shfrytëzojnë mundësinë e dhënë për ti avancuar interesat e tyre politike duke rritur influencën në politikën ndërkombëtare. Me shpalljen e Kovid-19 si pandemi globale shtetet si Kina, Rusia, Gjermani, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u hodhën në aksion se cila do të jetë e para që do ta prodhojë një vaksinë efikase për të mposhtur virusin, shkruan Zhurnal.mk

Kjo garë sa humane ishte edhe një garë gjeopolitike, pasi vendi i parë që do të prodhonte vaksinën do të tregonte aftësinë e saj si fuqi e cila pas periudhës post-pandemike do ti jepte gjasa të mëdha për të qenë aktori kryesor botës post-pandemike, shkruan Zhurnal

Një dilemë tjetër pos prodhimit të vaksinës ishte edhe shpërndarja e saj, kjo po shndërrohet në një strategji të fuqishme gjeopolitike për prodhuesit të cilët me shpërndarjen e saj do të rrisin ndikimin dhe prezencën e tyre në ato shtete të cilët nuk arrijnë që të prodhojnë një vaksinë të vetën kombëtare, dhe kjo gamë e shteteve që nuk kishin një të tillë është shumë e madhe e cila nënkupton edhe një përfitim më të madh politiko-ekonomik.

Përplasjet mes fuqive të mëdha u rritën duke shpërthyer edhe një fushatë e fuqishme propagandistike e cila në të shumtën e rasteve orkestrohej nga shtetet me qëllim të vetëm promovimin e vaksinave të tyre dhe minimizimin e vaksinave të palës tjetër, ku qëllim parësor ishte që vendi i vet të printe me shpërndarjen e sa më shumë vaksinave. Rusia ka dalur në treg me vaksinën e saj SputnikV, Kina me vaksinën Sinofarm, Amerikë-Britani kanë Fajzer, Amerika kanë Moderna dhe Jonson & Jonson, Suedi-Britani e Madhe kanë AstraZeneka, shkruan Zhurnal.mk

Gara mes Vaksinave

Rusia ishte vendi parë i cili publikisht në gusht të vitit 2020 deklaroi se kishte prodhuar vaksinën e saj Anti-Kovid e njohur si “SPUTNIK V”, e cila u prit me skepticizëm nga Komiteti Shkencor Botëror për efikasitetin e saj pasi sipas tyre mungonin testimet e duhura për ta provuar efikasitetin e saj. Kjo për Rusinë ishte një fitore e madhe gjeopolitike, duke e shndërruar atë në prodhuesin e parë të vaksinës në botë, e cila do të jetë një instrument i rëndësishëm influencues në vendet që do ta përdorin atë.

Deri më tani vasina “Sputnik V” është e shpërndarë në katër kontinente si Europë, Azi dhe Afrikë dhe Amerikën Latine në të cilën janë pjesëmarrës mbi 40 shtete e cila flet për suksesin e “Diplomacis Sputnik V”. Sinofarm është vaksina Kineze e cila po paraqitet si një lojtar i madh i gjeopolitikës së vaksinës pasi rreth 60 shtete kanë miratuar përdorimin e saj, ajo po ndihmon 69 shtete në zhvillim duke i’u dhurar vaksina, si dhe po eksporton në rreth 40 vende të botës dhe u zotuan se do të prodhojnë rreth 3 miliard doza vaksina çdo vit. Ky masivitet i shpërndarjes flet se diplomacia Kinezë po trason rrugën e rritjes së fuqisë së saj ndikuese dhe ngritjes si një aktorë globale në një të ardhme të afërt. Sinofarm dhe Sputnik V janë në një garë të fuqishme për shtrirje sa më të gjërë në Ballkan dhe në Europën Lindore rajone që zënë një rëndësi të madhe në strategjitë e tyre kombëtare.

Vaksina Fajzer është një prodhim Gjermano-Amerikan dhe AstraZeneka një prodhim Suedezo-Britanik, të cilët gjenden në tregjet ndërkombëtare dhe të cilët janë në garë me vaksinat Ruso-Kineze për shtrirje më të gjërë dhe pordrim më të madh në vendet e botës. Kjo është një përplasje gjeopolitike pasi në njërën anë synohet që vaksinat e këtyr të jenë me pordorim më të gjërë dhe ta pamundësojnë shtrirjen e influencës Ruso-Kineze të cilat synojnë ta arrinë me shtrirjn e vaksinave të tyre, shkruan Zhurnal

Gjeopolitika e vaksinave në Ballkanin Perëndimor

Vendet e Ballkani Perëndimor u gjendën në një sitatë shumë të vështirë për sigurimin e vaksinave të cilat ishin aq të nevojshme, por shumë vështirë për të arritur deri te sigurimi i tyre. Kështu vaksinimi u shendrruar në një garë gjeopolitike se cili vend do të siguronte më shumë vaksina dhe nga cili vend do ti merrnin ato. Në këtë teatër të konkurrencës u paraqitën vaksina nga vende të ndryshme të cilët në emër të aleancave tradicionale si dhe në kërkim të aleancave të reja shpejtuan që ti furnizojnë vendet e BP me vaksinat e nevojshme.

Kështu vaksinat Fajzer, Sinofar dhe Sputnik V filluan që të shpërndaheshin në vedet e rajonit ku pos një gare mes fuqive botërore u shëndrrua edhe në një garë rajonale se cili nga vendet e rajonit do të marrë rolin qëndror në procesin e sigrimit të vaksinimit. Serbia është vendi parë Europian I cili ka marrë rreth 1.5 milion vaksina Sinofarm dhe rreth 300.000 vaksina Sputnik V nga Rusia si dhe 150.000 vaksina AstraZeneca e rreth 100.000 nga Fajzer duke e shëndrruar Serbinë në vendin e dytë pas Britanis së Madhe për vaksinimin e popullatës në Europë. Pos kësaj Serbia po e përdor në mënyr të shkëlqyer “Diplomacin e Vaksinës” duke shpërndarë vaksina në drejtim të Maqedons së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës e cila po i jep mundësi në rritjen e ndikimit dhe influencës së saj në këto dy vende. Në Serbi pritet që të ndërtohet fabrika e Sinofarmë e cila do ta shëndrronte atë në qendrën rajonale për furnizim me vaksina, shkruan Zhurnal

Kshtu mungesën e vaksinave të vendeve perëndimore po e mbush Serbia me vaksinat Ruso-Kineze. Republika e Maqedonis së Veriut dhe Mali i Zi përkundër paralajmrimeve se nuk do te përdonin vakina Rus-Kineze kohet e fundit kanën nënshkruar marrëveshje për tu furnizuar nga këto vende e cila nënkupton një fitore gjeopolitike të këtyre vendeve dhe dobësim të influencës së BE-SHBA, humbje e cila do të të shëndrrohet në një kokë dhembje për këto të fundit në periudhën post-pandemike. Shqipëria edhe pse në fillim e kundërshti vaksinën Ruse ajo tashmë po e sheh si një alternativë furnizimin, pas donacionit na Emiratet e Bashkuara Arabe të 10.000 vaksinave Sputnik V dhe dështimit të kompanive perëndimore për furnzim me vaksinat e nevojshme cila nënkputon se edhe Shqipëria është prekur nga kjo fitore gjeopolitike e Sputnik-Sinofarm në Ballkanin Perëndimor. Kosova së fundmi mori një sasi të vogël të vaksinave AstraZeneka, por sasi të pamjaftueshme për imunizimin e popullsisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit