Pas zhvillimit të zgjedhjeve kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu rikthehet në gjykatë ku akuzohet për korrupsion.
Netanyahu, i cili mohon akuzat, mbërriti në Gjykatë duke biseduar në heshtje me avokatët ndërsa mbështetësit dhe kritikët e tij në të njëjtën kohë protestonin para ambienteve të Gjykatës.
Netanyahu, i cili akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit e ka përshkruar veten si viktimë e një gjuetie shtrigash të motivuar politikisht.
Seanca dëgjimore vjen ndërsa presidenti i vendit takon parlamentarët për të pyetur se kë do mbështesin për të formuar qeverinë e ardhshme, pasi zgjedhjet e disa javëve më parë nuk prodhuan një fitues të vetëm.
Nevojitet një koalicion në të kundërt për të pestën herë në dy vite vendi shkon sërish në zgjedhje. /euronews