0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Denoncim për shitje të placentave në Gjinekologjinë e QKUK-së

Më të lexuarat

Një informatë anonime ka dërguar Policinë e Krimeve Ekonomike në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Para disa javësh dikush ka denoncuar dyshimet se në këtë klinikë po bëhet pazar me placenta, shkruan sot Koha Ditore.
 
Placenta njihet ndryshe edhe si shtrat i fëmijës. Pasi nëna të kryejë procesin e lindjes, placenta del jashtë trupit. Në QKUK thonë se e kanë angazhuar kompaninë “Pastrimi” që t’i varrosë mbetjet spitalore ndër to edhe “shtrati i fëmijës”. Megjithatë, sipas informatës që e ka pranuar Policia e Krimeve Ekonomike, placentat nuk varrosen, por ato shiten si lëndë e parë për përgatitjen e kremrave në industrinë e kozmetikës.
 
Në QKUK, ndonëse janë pyetur saktësisht se a ka nisur ndonjë hetim për dyshimet për “trafikimin e placentave”, nuk janë përgjigjur. Kanë shpjeguar vetëm se si shkon procesi i asgjësimit të këtij organi të përkohshëm të nënave.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit