-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Doli në qarkullim botimi më i ri i KMSH-së, “JETA E SAHABËVE”

Më të lexuarat

Doli në qarkullim botimi më i ri i KMSH-së, libri prej dy vëllimesh me titull:

“JETA E SAHABËVE”

Rëndësia e sahabëve, në fenë Islame, është jashtëzakonisht e madhe, sepse ata kanë përcjellë në detaje me mijëra situata, kanë ndikuar shumë në përcjelljen e fjalëve, sjelljeve, këshillave, sugjerimeve, ndalimeve ose shpjegimeve, të cilat i ka bërë Profeti Muhamed (a.s.) në atë kohë. Ata i dhanë besën të Dërguarit të Allahut në rrugën e besimit dhe sakrifikuan shumë në këtë drejtim. Sahabët u shpërndanë në të gjitha anët e botës për të përcjellë mesazhin e Krijuesit. Gjatë këtij veprimi, ata harruan kënaqësitë personale, braktisën rehatinë, lanë shtëpitë dhe shpenzuan jetën dhe pasurinë e tyre. Dhe kështu, udhëzimi u përhap në të gjithë botën dhe njerëzit, turma-turma, filluan të përqafojnë Islamin. Librat e historisë janë përplot me tregime dhe kronika të Islamit, që shënojnë të dhënat e tyre. Historia e sahabëve ka mbetur gjithmonë burim i ringjalljes dhe përtëritjes së jetës së myslimanëve.

Ky botim në dy vëllime, vjen nga Komuniteti Mysliman jo vetëm si një përmbledhje fragmentesh nga jeta shembullore e sahabëve të të Dërguarit të Allahut (a.s.), por është edhe një histori e mirëfilltë e Islamit dhe pasqyrim i hollësishëm i jetës së Profetit tonë, pasi këtu, jeta e sahabëve, si dhe shumë nga ngjarjet që rrëfehen si të transmetuara nga burimet më të besueshme të Islamit, janë të paraqitura sipas një kategorizimi dhe prezantimi në kapituj të hartuar sipas kriterit tematik. Pra, dobia e prurjes së këtij libri në gjuhën shqipe, është se ai përmbush tri qëllime:

a) Një njohje më nga afër me përmasën e të qenët sahab i të Dërguarit të Allahut (a.s.), të cilën e garanton pasuria dhe larmia e historive të treguara në të.

b) Sjell në gjuhën shqipe një histori të Islamit në fillimet e tij, të parë si mënyrë jetese e pandarë nga jeta e përditshme.

c) Një dimension të posaçëm të përditshmërisë së jetës së të Dërguarit të Allahut (a.s.), të cilin një biografi e ka shumë të vështirë që ta paraqesë në tërësinë e tij, për shkak të pasurisë së informacionit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit