Forcat izraelite shkatërruan shtëpitë në fshatin palestinez Al-Arakib në shkretëtirën Negev në jug të vendit për herë të 185-të, duke lënë shumë të pastrehë, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i Komitetit të Mbrojtjes të Al-Arakib, Aziz et-Turi për AA tha se forcat izraelite kryen shkatërrimin e 10-të të fshatit brenda periudhës së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe hera e dytë brenda këtij muaji.
Duke deklaruar se shtëpitë në fshatin Al-Arakib ku jetojnë 22 familje palestineze, janë shkatërruar edhe një herë, Turi tha se ata do të rindërtojnë strukturat e shtëpive të shkatërruara sa më shpejt të jetë e mundur.
Më shumë se 80 palestinezë, shtetas të Izraelit jetojnë në fshatin Al-Arakib të cilin Izraeli e shkatërroi për herë të parë në korrik të vitit 2010.
Administrata izraelite pretendon se fshati u “themelua në mënyrë të paligjshme dhe duhet të shkatërrohet”. Banorët e fshatit theksojnë se këto toka ishin trashëguar nga gjyshërit e tyre shumë kohë para se të themelohej Izraeli.
Banorët rindërtojnë shtëpitë e tyre pas çdo rrënimi
Pas çdo shkatërrimi nga forcat izraelite banorët vazhdojnë rezistencën e tyre duke rindërtuar shtëpitë e tyre me materiale druri dhe plastike.
Izraeli i cili nuk siguron shërbime të detyrueshme të tilla si energji elektrike dhe ujë në Al-Arakib si në fshatrat tjerë në rajonin e Negev poashtu nuk e njeh pronësinë e tokës së palestinezëve që jetojnë në rajon.
Sipas burimeve palestineze, Izraeli ka pushtuar 11 milionë hektarë të shkretëtirës Negev, në të cilat në 12 milionë hektarë jetojnë 220 mijë palestinezë./aa