Tre persona të vdekur dhe një i plagosur. Ky është bilanci i një krimi që ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Vlorës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në lagjen “Çole”, në rrugën “Zaho Koka”.
Njëri prej viktimave i identifikuar, është shtetasi Albi Limaj, ndërkohë që pritet të zbardhet identiteti i dy viktimave tjera. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, pasi mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftojnë medie nga Tirana.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet të zbardhen rrethanat e krimit.kohaislame