Së paku 11 terroristë të YPG/PKK-së u neutralizuan në Sirinë veriore, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komandot turq neutralizuan terroristët në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”, duke i parandaluar ata nga kryerja e një sulmi, tha ministria në Twitter.
Që nga viti 2016, Turqia ka nisur operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).
Në fushatën e saj mbi 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.