2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqi, arrestohen 18 terroristë të dyshuar të DEASH-it në Stamboll

Më të lexuarat

Tetëmbëdhjetë persona, 16 prej tyre shtetas të huaj, u arrestuan në Stamboll të Turqisë nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste DEASH, njoftuan burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njësitë e policisë filluan bastisjet e njëkohshme në 15 adresa në 10 rrethe për të arrestuar të dyshuarit, për të cilët thuhet se kanë vepruar brenda organizatës terroriste në Irak dhe Siri ndërsa u përpoqën të hynin ilegalisht në Turqi.

Gjatë operacionit policia sekuestroi materiale dixhitale që i përkisnin organizatës terroriste.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in organizatë terroriste.

Vendi është sulmuar nga DEASH-i shumë herë, me mbi 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit