12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

A duhet të agjërohet në muajin Shaban?

Më të lexuarat

Pyetje:
Kam dëshirë të më tregoni rreth agjërimit të muajit shaban.

***

Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Agjërimi në këtë muaj është i pëlqyeshëm. Nëna e besimtareve, Aishja radijallahu anha, thoshte se ka parë të Dërguarin e Allahut ﷺ të agjëronte në Shaban më shumë seç agjëronte në ditët e tjera. Kur e pyeti Usama bin Zejd Profetin ﷺ  se pse agjëron më shumë në Shaban, ai u përgjigj: ”Ngaqë ky është muaj që njerëzit e neglizhojnë mes rexhebit e Ramazanit dhe se në këtë muaj ngjiten veprat tek Allahu i Madhëruar.”

Por, agjërimi i këtij muaji ndahet në dy kategori: të tërin dhe ditë të caktuara sipas sunetit. Por, të veçohet një ditë prej tij si më e veçantë, kjo s’lejohet, siç nuk lejohet që të agjërohet një ditë ose dy ditë para Ramazanit, sepse i Dërguari ﷺ ka ndaluar për ketë, përveç rastit kur personi e ka pasur traditë më parë, kjo lejohet. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit