16.3 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Kerveshi: Nëse Qeveria e re nuk e vazhdon agjendën e vettingut, do të jetë një dështim i madh për të

Më të lexuarat

Avokati kosovar, Kujtim Kerveshi ka thënë se kërkesa për vetting është në pritje tash e 10 vite, ndërsa theksoi se nëse agjenda e vettingut nuk vazhdohet nga Qeveria e re e Kosovës, dot ë jetë dështim i madh për të.

Përmes një postimi në Facebook, Kerveshi është shprehur se vettingu nuk ka alternativë.

“Kërkesa për vetting është në pritje politike tash 10 vite, kjo më poshtë është pak me e re, e 2017, le te mbetet këtu si rikujtim se tucani është edhe i padijshem, e trimit dija nuk i mungon! Nëse qeveria e re nuk e vazhdon agjendën e vettingut sic është ndërprerë nga kjo qeveri në ikje, do të jetë një dështim i madh për te! Vetting nuk ka alternativë”, shkruan ai.

Ndryshe, edhe vite më parë Kerveshi kishte bërë thirrje për vetting.

Edhe atëherë, ai kishtë thënë se kërkon të hiqet imuniteti për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës.

“Drejtësia e Kosovës është reflektim i realitetit të gjithmbarshëm! Nuk ka qenë më keq as në kohën e UNMIK-ut! Drejtësia jonë sot ka themelin në aktakuza paushalle, aktgjykime të pakuptueshme dhe paradoksale; ku gjykata për një çështje identike vendos një herë në favor të paditësit, e një herë ne favor të të paditurit; ku p.sh. Gjykata e Apelit nuk lexon ankesat dhe me ‘template’-aktgjykime vendos për liritë dhe të drejtat themeltare!”, kishte shkruar Kërveshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit