-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tregim frymëzues: Gomari i fshatarit

Më të lexuarat

Një ditë, gomari i fshatarit ra në një pus të shterur. I tmerruar, gomari pëlliste pa pushuar. Me të parë ngjarjen, fshatari vrapoi dhe bëri çmos për ta shpëtuar. Por, pas shumë përpjekjeve të pafrytshme, hoqi dorë dhe mori një vendim mizor.
Duke qenë se gomari tashmë ishte shumë i vjetër dhe nuk ishte më i dobishëm për asgjë, dhe duke qenë që pusi ishte shterur dhe në një farë mënyre, duhej mbyllur, ai u kërkoi fshatarëve të tjerë që ta ndihmojnë për ta mbuluar pusin me dhe.
Gomari i gjorë, duke parë dheun që binte nga lart, kuptoi qëllimin e fshatarëve dhe filloi të pëlliste në mënyrë të pakontrolluar. Por, pas disa minutave, për befasinë e të gjithëve gomari u qetësua. Askush nuk kishte guximin të shikonte poshtë, ndërsa vazhdonin të hidhnin dhe në pus. Në fund, fshatari hodhi sytë brenda pusit dhe u çudit nga ajo që pa …
Gomari po bënte diçka të pabesueshme!
Ai e hiqte nga shpina dheun që ia hedhnin, e shtypte me këmbë dhe e shfrytëzonte që të ngjitej më lartë.
Përderisa fshatarët vazhdonin të hidhnin lopatat e dheut, ai ngjitej gjithnjë e më lart derisa në fund arriti të dalë nga pusi.

Gjatë jetës, problemet, vështirësitë, trishtimi …, vijnë e shkojnë. Të gjitha këto na japin të njëjtin rol, por ne duhet t’ju përgjigjemi pozitivisht dhe përmes tyre ta zhvillojmë veten në një person më të mirë.

Historia e gomarit i cili dheun që derdhej mbi të nuk e la ta mbuloj, por e shfrytëzoi që të dalë nga pusi duhet të na mësoj që problemeve me të cilat përballemi t’ju përgjigjemi në mënyrë pozitive dhe t’i shfrytëzojmë si shtytje për zhvillimin tonë.

Në jetën e kësaj bote, njerëzit do të mundohen të hedhin dhe e gurë në rrugën tonë drejt suksesit. Varet nga ne nëse prej tyre do të bëjmë një mur apo një urë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit