-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kapiteni i aeroplanit i thërriste pilotit: Hape derën, për hir të Zotit!

Më të lexuarat

Regjistrimet dramatike nga kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar të Germanwings kanë zbuluar përpjekjet e dëshpëruara të kapitenit për t’u kthyer në kabinë për të rimarrë kontrollin e fluturimit.
Në transkriptin e botuar sot nga Bild, zbulohet se kapiteni Sondheimer kishte kërkuar falje për vonesën që do të ndodhte për 26 minuta deri në Dusseldorf ku kishte pasur të mbërrinte aeroplani i rrëzuar.
 
Sipas transkriptove të nxjerra nga kutia e zezë, kapiteni Patrick Sondheimer i kishte bërtitur pilotit tjetër, Andreas Lubitz: “Hape derën për hir të Zotit”.
Sondheimer kishte shkuar në toalet dhe kur ishte kthyer në kabinën e pilotit nuk kishte pasur mundësi të hynte.
 
Anderas Lubitz nuk e kishte hapur derën dhe e kishte drejtuar aeroplanin drejt rrëzimit, shkruan DailyMail.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit