-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Punëtorët e sektorit privat ngritën në këmbë

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e Sindikatës së Sektorit Privat janë dakorduar, që përmes protestës të shprehin pakënaqësinë për mos implementimin e kontratës kolektive dhe për kushtet e rënda të punës, me të cilat po përballen këta punëtorë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë (SPEVZ) Jusuf Azemi, gjatë një mbledhje tha se përkundër pritjeve të tyre takimeve të shumta me njerëz kompetentë, kërkesat e tyre nuk u përmbushen dhe nuk kane zgjidhje tjetër pos të thirrin protestë.

Mes tjerash, u përmendën padrejtësitë ndaj punëtorëve, largimet nga puna, pagat e ulëta e shumë shqetësime të tjera.
Me dakordimin e të gjithë pjesëmarrësve përfaqësues të sindikatës u vendos që të thirret një protestë, hapat e së cilës do të bëhen të ditur në ditët në vijim. Protesta është paraparë të mbahet ditën e enjte me fillim prej orës 10:00.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit