3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Nga sot s’ka fashë orari për lëvizje, hiqet testimi i detyruar për COVID-19 në kufi dhe karantina për ata që hyjnë në Kosovë

Më të lexuarat

Nga sot do të hiqet kufizimi i lëvizjes që ishte nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndërsa për qytetarët që hyjnë në Kosovë do të jenë në fuqi të tjera rregulla.

Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen masës së vetizolimit për shtatë ditë, ndërkohë që për testimin e detyruar për COVID-19, për ata që hyjnë në pikat kufitare, përfshi këtu dhe shqiptarët nga Shqipëria, do të jenë kontrollet nga ekipet mjekësore në pikat kufitare.

“Me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon kontrollin e detajuar për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, duke marrë shënime të sakta të vend qëndrimit të tyre, numrin e telefonit, dhe përcjelljen e gjendjes së tyre klinike nga QKMF. Kontrolli i detajuar kryhet sipas udhëzuesve të OBSH-së, që konsiston në matjen e temperaturës, shenjat dhe simptomat klinike si dhe kontaktet eventuale të dy javëve të fundit me persona pozitiv ose të dyshimtë për COVID-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se do të lejojë liri të plotë të qytetarëve dhe mallrave në veçanti me Shqipërinë, që më 14 mars ishte mbyllur shkaku i rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19. Deri më tani në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 158 raste të personave të infektuara me COVID-19 edhe 31 vdekje.

REKOMANDIMET
Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,
Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19
Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët
Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit