Presidenti i Sirisë, Bashar Asad ka deklaruar se është “i hapur” për dialog me SHBA-në.
Televizioni amerikan, CBS në programin me titull “60 Minutes” kishte si të ftuar Presidentin e Sirisë, Bashar Asad. Asad në fjalën e tij duke iu referuar fjalimit të Sekretari të Shtetit të SHBA-së, John Kerry të bërë më 15 mars tha se SHBA-ja nuk ka diçka konkrete në lidhje me problemet në Siri. Ajo që kemi në dorë sot është vetëm ai fjalim u shpreh ai.
“Por ne si shtet jemi të hapur ndaj çdo dialogu duke përfshirë këtu edhe SHBA-në. Mjafton që kjo të bëhet mbi bazën e respektimit të palëve” u shpreh Asad.
Nga ana tjetër Kerry në një fjalim të tij të mbajtur më 15 mars kishte theksuar se për zgjidhjen e problemeve në Siri është i nevojshëm një dialog me Presidentin e këtij vendi, Bashar Asad. Ai kishte theksuar gjithashtu se janë në kërkim të rrugëve të presionit për bindjen e Asadit për fillimin e një dialogu.
Ndërkohë intervista e plotë e televizionit amerikan CBS me Asad do të publikohet ditën e sotme.