-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Avioni i linjës Barcelonë-Mynih bëri një ulje emergjente

Më të lexuarat

Mësohet se pas një kohe të shkurtër të ngritjes së avionit udhëtarët kanë pretenduar se kanë dëgjuar zhurmë të çuditshme dhe se po ndienin erën djegëse nga një pjesë e kabinës së avionit.
 
 
Avioni i linjës Barcelonë-Mynih i International Airlines Group e themeluar nga partneriteti i kompanive ajrore British Airways me Iberia pas një kohe të shkurtër të ngritjes së tij bëri ulje emergjente në aeroportin e Barcelonës “El Prat”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas raportimeve në shtypin spanjoll, theksohet se avioni me fluturime të lira në linjën Barcelonë-Munih i kompanisë ajrore Vueling i  International Airlines Group për shkak të një problemi në kabinë bëri ulje emergjente në aeroportin e Barcelonës “El Prat”.
 
Mësohet se pas një kohe të shkurtër të ngritjes së avionit udhëtarët kanë pretenduar se kanë dëgjuar zhurmë të çuditshme dhe se po ndienin erën djegëse nga një pjesë e kabinës së avionit.
 
Kompania, duke konfirmuar pretendimin e erës së djegëse, pasi uljes emergjente ka dërguar mesazh në celularët e udhëtarëve se “për shkak të arsyeve të sigurisë” jenë kthyer mbrapsht.
 
Mësohet se avioni i cili bëri ulje emergjente është dërguar në kontroll teknik për të përcaktuar burimin e avarisë. Afërsisht pas 2.5 orësh, 137 udhëtarët me një avion tjetër janë dërguar për  në Munih, ndërsa 8 udhëtarë nuk kanë pranuar të fluturojnë.
 
Autoritetet e Vueling kanë njoftuar se në raste të tilla është normale që disa udhëtarë të dëshirojnë të qëndrojnë në tokë dhe se kompania i ka kthyer mbrapsht pagesat e biletave./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit