2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Vitia: Kërkoj nga besimtarët mirëkuptimin, por xhamitë nuk bën të hapen

Më të lexuarat

Mos hapja e xhamive ka ngjallur reagime të ndryshme në Kosovë. Bashkësia Islame e Kosovës në një konferencë për media ditën e djeshme bëri me dije se në bazë të rekomandimeve shëndetësore ende nuk janë plotësuar kushtet për hapjen e xhamive.

E këtë e ka konfirmuar për KosovaPress edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka kërkuar mirëkuptimin e besimtarëve.

Ai ka thënë se grumbullimi i njerëzve në çfarëdo rrethane përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve, duke bërë të qartë se xhamitë do të jenë të mbyllura edhe gjatë festës së Fitër Bajramit.

Ndërsa ka kërkuar edhe njëherë nga të gjithë qytetarët të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat e vendosura nga MSh-ja.

“Ne si MSH po e përsërisë jo vetëm për këtë, por çdo veprim, çdo grumbullim i çfarëdo natyre, i çfarëdo lloji i cili e rrezikon shëndetin publik të qytetarëve është një rrezik të cilin nuk duhet ta lejojmë dhe është një rrezik të cilin duhet të përmbahemi. E di se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit edhe e di që është muaji i sakrificës ku vet muaji i tillë e simbolizon sakrificën, mirëpo ra në këtë moment pandemia dhe kërkoj nga besimtarët mirëkuptimin që të përmbahen dhe në kuadër të kësaj sakrifice për të mirën edhe të qytetarëve të tjerë edhe të shëndetit publik t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat që i ka vendosur MSH dhe qeveria”, tha ai.

Vitia ka thënë se janë shumë afër mposhtjes së kësaj pandemie, andaj ka kërkuar edhe pak sakrificë, duke bërë të ditur se xhamitë do të hapen vetëm kur të përfundon COVID-19.

“Pas çdo sakrifice ashtu siç thonë vjen drita dhe unë besoj që duke iu përmbajtur këtyre masave kjo sakrificë do të shpërblehet shumë shpejt me mundjen e kësaj pandemie dhe pastaj do të kenë mundësi që të hapen edhe objektet fetare duke përfshirë edhe xhamitë”, tha ai.

Kujtojmë se Festa e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj dhe do të ndodhë për herë të parë që në xhamitë e Kosovës të mos falet namazi i Bajramit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit