Dje u kumtua vendimi që xhamitë në Kosovë do të qëndrojnë edhe për një kohë të mbyllura, për shkak të situatës së krijuar nga masat e marra për virusin COVID-19. Shumë besimtarë e kanë mirëkuptuar këtë vendim, por edhe shumë të tjerë kanë ngritur shqetësimin për këtë situatë duke paralajmëruar rreziqe si shkak i mos hapjes së xhamive, e që ka të bëjë me boshëllikun shpirtëror.
Arian Xhezairi, një besimtar musliman dhe njëherit profesor në Universitetin Amerikan të Kosovës ka shkruar një status përkitazi me këtë situatë ku gjenden shumë besimtarë musliman: “N’vitim 2009, sa u pati formu FSK-ja, çeshtja e faljes s’ka qenë e rregullueme me rregullore, n’mungesë t’saj, patën vendos mos me lejue as për Xhuma me dalë jasht kazermës m’u falë.
Unë n’atë zeman u pata ngushtue veç n’xhumagji, për ata që s’e kuptojnë, u falsha veç t’premteve për xhuma. Dhe për mue ishte nyja e vetme shpirtnore që ma mbajke gjallë lidhjen me Zotin.
Pamundësia me dal me falë edhe xhumanë, m’i hapi dyer degradimit t’përshkallëzuem të anës shpirtnore. Në atë gjendje, brenda nji periudhe pesë muejore, abstenimi prej nyjesë t’fundit që m’kish pas ngelë, gradualisht e gjeta veten në pozicion t’nji agnostiku. T’flaktë e t’guximshëm që ç’ke me të.
Këtë storie për herë t’parë e bana publike, sepse tuj qenë ish medresant, pashmangshëm tingëllon si nji absurd i papranuem. Çfarëdo që i bahet gjykimi kësaj, vendosa me nda me ju, tuj iu kërkue konsideratë ndaj pjesës dërmuese t’vllaznive tanë që lidhje t’vetme e kanë namazin e xhumasë, pra s’janë peswaktlee*.
Falë i kofsha Zotit t’Madhnishëm, n’2010 i mbijetova afetarizmit që m’kish kaplue atë zeman. Po nuk asht aspak proces i lehtë ajo luftë e ai rrugëtim spiritual, e Zoti na ruejt, i pakapërcyeshëm për shumë.
Prandej, s’asht këtu gara se kush o ma i devotshëm a kujt po i mungojnë xhamitë ma s’shumëti. Kujtohuni pak edhe për shpirtnat e të tjerëve, t’cillët mund t’rrjedhin drejt nji pozicioni t’atillë që pasojën mundet me e pasë t’parikuperueshme për ta.
Zot ua gëzoftë zemrat!”
Arian Xhezairi