-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Popullsia palestineze rritet nëntëfish

Më të lexuarat

Popullsia palestineze është rritur nëntëfish që nga Nakba, e cila i referohet dëbimit të qindra mijëra palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Palestinën historike në vitin 1948 nga bandat zioniste, për t’i bërë rrugën shtetit të ri të Izraelit, njoftoi një agjenci palestineze statistikave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tani janë 13,4 milionë palestinezë, më shumë se gjysma e tyre jetojnë në Palestinën historike (Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Izraelin), tha në një deklaratë Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave (PCBS)

Konflikti Palestinë-Izrael daton që në vitin 1917, kur qeveria britanike, në Deklaratën e famshme të Balfourit, bëri thirrje për “krijimin e një shtëpie kombëtare për popullin hebre në Palestinë”.

Rreth 15.000 palestinezë u vranë, rreth 800.000 u shpërngulën dhe 531 fshatra arabe u shkatërruan gjatë sulmeve nga grupet e armatosura hebreje në atë kohë.

Diaspora palestineze që prej atëherë është bërë një nga më të mëdhatë në botë.

Sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, UNRWA, numri i refugjatëve palestinezë arriti në 5,6 milionë në vitin 2019, thuajse një e treta e refugjatëve të regjistruar tashmë në Palestinë.

PCBS tha se 28,4 për qind e refugjatëve palestinezë janë të shpërndarë në 58 kampe të drejtuara nga UNRWA, 10 kampe në Jordan, 9 në Siri, 12 në Liban, 19 në Bregun Perëndimor dhe 8 në Gaza.

Refugjatët përbëjnë 43 për qind të të gjithë palestinezëve që jetojnë brenda Palestinës, theksohet më tej.

PCBS tha se më shumë se 100.000 palestinezë kanë rënë dëshmorë nga të shtënat izraelite që nga viti 1948.

Deklarata e së mërkurës u lëshua në prag të përgatitjeve palestineze për të shënuar Ditën e Nakba-s të enjten.

Për shumë palestinezë, e drejta për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Palestinën historike nuk është vetëm një kërkesë kryesore politike, por një e drejtë themelore e njeriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit