9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Edhe Dibra i hapi xhamitë

Më të lexuarat

Të gjithë xhamitë e Myftinisë së Dibrës janë bërë gati dhe janë hapur për besimtarët musliman për të realizuar obligimet e tyre fetare. Për shkak të orës aktuale policore, mbetet që namazin e teravisë besimtarët ta realizojnë në shtëpitë të tyre. Kjo do të ndodh derisa të ketë një orar të ri të orës policore. Këtë e deklaroi për gazetën KOHA myftiu i Dibrës, Reshat Kaçallniku, i cili tha se për hapjen e xhamive janë të informuar të gjithë besimtarët e myftinisë, respektivisht besimtarët musliman në Komunën Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë.

Myftiu Kaçallniku na deklaroi se është bërë dezinfektimi i tërësishëm i xhamive, dhe besimtarët janë në detale të informuar për masat që duhet ti respektojnë në objektet fetare islame. “Në veb faqen e Myftinisë së Dibrës të Madhe, si dhe në mediat lokale dhe rajonale kemi informuar besimtarët dhe imamët për detajet e masave”, tha myftiu Kaçallniku, ndërsa shtoi se Dibra tregoi se ka disiplinë ndaj respektimit të masave edhe deri tani në situatë të krizës dhe në situatë të gjendjes të jashtëzakonshme, prandaj edhe tre javë radhazi nuk ka të sëmurë nga virusi Kovid-19.

Në më shumë se 30 xhami sa janë aktive në tre komunat të cilët i mbulon myftinija e Dibrës, çdo gjë ishte gati për realizimin e riteve fetare muslimane. “Për shkak të pandemisë të koronavirusit, ligjëratat e imamëve në këtë myftini u realizuan për besimtarët në faqe interneti të Myftinisë, si dhe në mediat elektronike siç janë televizionet lokale dhe rajonale, me të cilët myftinija ka një bashkëpunim shumë të mirë”, tha myftiu i Dibrës, Reshat Kaçallniku./koha.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit