-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Presidente: Like e ke nga Ambasada!

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dekretoi të mërkurën shpalljen e ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, që është miratuar nga Parlamenti i më 12 mars.
 
Ndërkaq, lidhje me këtë  ambasada amerikane mirëpret dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
 
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përzemërsisht uron Presidenten Jahjaga dhe Kuvendin e Kosovës për miratimin dhe dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Ky ligj përbën një mjet të rëndësishëm në strategjinë më të gjerë të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Shtetet e Bashkuara e çmojnë partneritetin me Kosovën në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën për promovimin e bashkëpunimit të gjerë qeveritar dhe të një strategjie ndër-agjencish për ta luftuar atë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit