Një dokumentar kushtuar aktorit francez me famë botërore Gerard Depardieu, i transmetuar në Francë 3, zbuloi se aktori në një periudhë të jetës së tij ka jetuar si musliman.
Filmi i psikoanalistit Gerard Miller: “Gerard Depardieu, njeriu, babai i të cilit nuk fiste”, ndjek jetën e yllit të kinematografisë franceze, nga fëmijëria e hershme deri në ditët e sotme, duke analizuar në detaje jetën e tij, përfshirë problemet me alkool dhe humbjen e djalit Guillaum.
Shikuesve u ngjalli kureshtjen një prej episodeve të jetës së aktorit, që ka të bëjë me kalimin e tij në Islam. Në vitin 1967 pasi ka prezentuar në koncert të këngëtares së Egjiptit, Umu Kalthumi në Paris, Depardieu ka përqafuar Islamin. Gjatë kësaj periudhe, ka lexuar Kur`anin, ka frekuentuar xhaminë e Parisit, dhe është falur (namaz) pesë herë në ditë, thuhet në dokumentar./Tesheshi