Qytetarët e Prishtinës nuk po i përfillin në masë të madhe rekomandimet e IKSHP-së për qëndrimin në shtëpi dhe mbajtjen e distancës sociale.
Pasditen e sotme janë vërejtur një numër i madh qytetarësh në shtetin e Prishtinës, madje shumë prej tyre as duke mos e respektuar distancën, shkruan lajmi.net.
E hiç më larg se sot IKSHP lëshoi një apel për qytetarët teksa u bëri thirrje të mos grumbullohen në vende të ndryshme, ani pse moti këtyre ditëve pritet të përmirësohet.
Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 126 raste pozitive me koronavirus.