4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Njihuni me 5 qytetet më të ftohtë në botë ku temperaturat shkojnë deri në – 40 gradë celsius

Më të lexuarat

Qyteti i Yakutsk në Siberinë lindore, është një nga qytetet më të ftohtë në botë dhe ku temperaturat në muajin janar shkojnë mesatarisht -40 gradë celcius.

Banorët atje shprehen se pavarësisht temperaturave ekstremisht të ftohta, ata vijojnë jetën normalisht, pa ndryshuar shumë nga përditshmëria e tyre. Në vitin 2018 në këtë qytet janë regjistruar sipas të dhënave të gjetura në internet 311.760 banorë.

Alex Vasyliev, banor dhe fotograf i lirë i Yakutsk thotë se temperaturat e ulta nuk i ndalojnë njerëzit të shkojnë në punë, të dalin të luajnë, të blejnë në supermarkete, të shëtisin me makina, të presin autobuzin pranë grumbujve të stërmëdhenj me borë apo dhe të qëndrojnë buzë detit.

3400.jpg

Ai e krahason qytetin e tij Yakutsk me një kanavacë të zbrazët ku artisti mund të punojë magjinë e tij.

“Këtu është një jetë shumë e qetë dhe paqësore. Në dimër, jeta bëhet plotësisht e ngrirë, njerëzit preferojnë ta kalojnë kohën në shtëpi me familjet e tyre. Ndoshta, në një farë mënyre, dimri mban lidhjet familjare, sepse ju kaloni gjithë kohën tuaj përveç orarit të punës, në shoqërinë e të dashurve tuaj”, Vasyliev.

2576 (2).jpg

Ndërkohë, vera është e ngrohtë në Yakutsk pasi temperaturat maksimale ditore shkojnë në 30 gradë celcius, por kjo stinë aty është shumë e shkurtër. Sipas Vasyliev, edhe vera është brilante në Yakutsk, njerëzit mezi e presin. Dhe ai po ashtu, pasi albumit të vetë me foto “të akullta” i bashkëngjit pamje të ngrohta, njerëz që pozojnë me rroba të shkurtra dhe nxjerrin foshnjat e tyre me karrocë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit