3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OBJEKTIV

Më të lexuarat

OBJEKTIV I m.
Pjesë e një aparati optik, që përbëhet nga një ose nga disa thjerrëza dhe që vihet përballë një sendi, një njeriu etj. për ta parë a për ta fotografuar. Objekti i aparatit fotografik. Objekti i dylbisë (i mikroskopit). Objektiv me rreze të largët. Thjerrëza e objektivit.
 
OBJEKTIV II m.
1. Sendi a pika ku drejtohet syri i njeriut a një aparat optik për ta parë ose për ta fotografuar. Hodhi sytë nga objekti. Drejtoi aparatin tek objektivi. 
2. usht. Vendi a pika ku drejtohen veprimet luftarake për të goditur kundërshtarin. Objektiv tokësor (detar, ajror). Objektiv i lëvizshëm (i palëvizshëm). Objektivi i sulmit (i bombardimit). E goditën objektivin me predhën e parë. 
3. fig. Synimi që kemi ndaj dikujt a diçkaje; qëllimi që duam të arrijmë. Objektivi kryesor. Objektiva të qarta. Objektivat e revolucionit. Ka si objektiv. E arritën objektivin.
 
OBJEKTIV mb.
1. filoz. Që ekziston jashtë ndërgjegjes dhe pavarësisht prej saj, që nuk varet nga ndërgjegjja dhe që është parësore kundrejt saj. Bota objektive. Realiteti objektiv. Dukuri objektive. E vërteta objektive. Ligjet objektive të zhvillimit. Kushte (shkaqe) objektive. 
2. fig. Që gjykon drejt dhe nuk niset nga interesat, nga ndjenjat ose nga qëllimet vetjake, që nuk ndikohet nga ndonjë paramendim; i paanshëm. Njeri objektiv. Vlerësim (përfundim) objektiv. Pikëpamje objektive. Kriter objektiv. Me sy objektiv. U tregua objektiv. 
3. si em. ~E, ~JA f. filoz. Bota e jashtme, që ekziston jashtë ndërgjegjes dhe pavarësisht prej saj, ajo që nuk varet nga ndërgjegjja dhe që është parësore kundrejt saj; ajo që është objektive. Objektivja dhe subjektivja. 
* Idealizmi objektiv filoz. shih tek IDEALIZ/ËM,~MI 1.
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit