2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

DAESH-i merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Më të lexuarat

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësi për sulmin me thikë në Londër, njoftoi sot agjencia e lajmeve të këtij grupi Amaq.

“Sulmuesi në lagjen Streatham në jug të Londrës është një luftëtar i ISIS-it që i është përgjigjur thirrjes sonë për të sulmuar qytetarët e vendeve të koalicionit”, thuhet në deklaratë.

20-vjeçari Sudesh Amman u qëllua për vdekje nga policia pasi goditi me thikë njerëz në një rrugë të frekuentuar në Londër të dielën.

Ai u burgos në vitin 2018 për veprimtari terroriste dhe u la i lirë pasi vuante gjysmën e dënimit të tij me tri vjet burg.

Kur policia kontrolloi kompjuterin dhe celularin e tij, ata zbuluan se ai ishte duke shkarkuar materiale për të bërë pajisje eksplozive dhe kryerjen e sulmeve terroriste, thanë prokurorët.

Në dhjetor 2017, Aman lëshoi një foto të liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, i cili u vra në tetor gjatë një sulmi nga forcat amerikane në Siri, dhe i dërgoi një mesazh vëllait të tij duke thënë se “Shteti Islamik është këtu për të qëndruar”, transmeton KosovaPress.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit