1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Avioni rus kryen sulm ajror në rajonin Al-Bab në veri të Sirisë

Më të lexuarat

Qendra e rajonit Al-Bab i cili ndodhet në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” në Siri është goditur nga një avion luftarak rus, transmeton AA.

Sipas informacionit të ndarë nga Observatori i opozitarëve, një avion luftarak rus pasi është ngritur nga baza ajrore Himejmim në perëndim të vendit, ka vendosur në shenjestër 3 pika në qendër të rajonit Al-Bab rreth orës 01:30 pas mesnate sipas kohës lokale.

Bombat kanë goditur ish tregun e perimeve, xhaminë Shejh Dushi si dhe një vend i cili ndodhet përtej “Xhamisë së Madhe” (“El-xhamiu’l-Kebir) e cila u restaurua pak kohë më parë nga Turqia. Më tej thuhet se si pasojë e sulmit është plagosur 1 civil.

Dje gjatë ditës në vijën e frontit në Al-Bab ka patur herë pas here konflikte mes Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) dhe forcave të regjimit të Bashar al-Asadit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit