-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pompeo thirrje komunitetit ndërkombëtar për ujgurët

Më të lexuarat

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për t’u ofruar siguri ujgurëve dhe shtetasve kazakë që duan të braktisin Kinën dhe që kërkojnë vend për strehim, transmeton AA.

Pompeo i cili ndodhet në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sultan, në kuadër të një vizite zyrtare u takua me homologun e tij Mukhtar Tleuberdi. Pas takimt palët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Sekretari Pompeo tha se e kanë mirëpritur programin e presidentit kazak Kassym-Jomart Tokayev i cili përfshin reforma për zhvillimin e ekonomisë, forcimin e demokracisë dhe rritjen e besimit të popullit për qeverinë.

Ai tha se mbështesin lirinë e Kazakistanit në përzgjedhjen e krijimit të marrëdhënieve të biznesit me vendet, por se partneriteti me kompanitë amerikane do të japë rezultate më të mira për çdo vend.

Pompeo shprehu falënderime ndaj Kazakistanit për përpjekjet e treguara në ndërtimin e paqes në Afganistan dhe pajtimin e palëve.

Pasi tërhoqi vëmendjen në nismën e Kazakistanit për rikthimin në vend të terroristëve të huaj dhe familjeve të tyre nga Iraku dhe Siria, Pompeo theksoi se kjo do të jetë burim frymëzimi për vendet e tjera dhe se është shpresues që edhe ata do të veprojnë të njëjtën gjë.

Sekretari amerikan tha se në takim kanë diskutuar edhe për fatin e mbi 1 milionë ujgurëve dhe kazakëve që ndodhen në kampet e përqendrimit në Kinë. “Ftojmë të gjitha vendet që t‘i bashkohen thirrjes për t‘i dhënë fund presioneve në Kinë. U bëjmë thirrje për ofrimin e sigurisë ndaj atyre që duan të braktisin Kinën dhe që kërkojnë vend për t’u strehuar”, tha Pompeo.

Ministri kazak Tleuberdi tha se “Prania afatgjate e SHBA-së në rajon do të aktivizojë tërheqjen e investimeve dhe teknologjisë për ekonominë e rajonit të Azisë Qendrore dhe do të sigurojë përmirësimin e cilësisë së jetës të vendeve tona”.

Tleuberdi theksoi se ata në takim diskutuan përparësitë e tyre në axhendën ndërkombëtare dhe se vizita e Pompeos në Kazakistan riafirmoi përpjekjet për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të partneritetit reciprokisht të gjerë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit