Një delegacion i Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë IPA nga Gjermania dhe Zvicra, kanë vizituar sot qytetin e Tetovës. Të njëjtët, në Qytetin e Tetovës, janë pritur nga shefi i Njësisë IPA të Tetovës Shefik Bajrami, i shoqëruar edhe nga përgjegjësi për sektorin Arsimit në Tetovë, Ahmed Qazimi. Përfaqësuesit e Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë IPA, fillimisht kanë zhvilluar takim kolegial me përfaqësuesit e IPA-s në Tetovë, ndërsa më vonë, kanë vizituar edhe disa nga monumentet kulturore të Tetovës, sic është Xhamia e Larme, teqeja Arabati Baba në Tetovë, dhe Bashkësia Fetare Islame – dega e Tetovës.
Me rastin e vizitës së sotme, përfaqësuesit e IPA-s nga Bavaria dhe krzeshefave të stacioneve policore të Zvicrës, kanë këmbzer edhe mirënjohje dhe dhurata në shenjë respekti të ndërsjellë për organizimin njohës mes anëtarëve të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë, IPA.
Aktiviteti I sotëm, është realizuar në kuadër të Asociacionit Ndërkombëtar Policor IPA – sekcioni nacional I Maqedonisë së Veriut – regjioni i Tetovës.
Për realizimin e këtij takimi, është kujdesur sekcioni i Tetovës i drejtuar nga përgjegjësi Shefik Bajrami dhe anëtarët e saj, ndërsa kontribut të vecantë, kanë dhënë edhe përfaqësuesit fetar të dz komuniteteve, Mysliman dhe atij bektashian.