-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Daçiq: Kam garanci nga sekretari i NATO-s se FAK-u nuk do shkelë në veri

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka thënë se ka marrë garanci nga ai se kurrfarë Forcash të Armatosura të Kosovës nuk do të shkelin në veri të Kosovës.
 
Daçiq ka përmendur edhe rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë, ndërsa ka theksuar se suksesi i dialogut në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës janë të lidhura ngushtë me ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.
 
“Garancitë e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, se asnjë forcë e armatosur e Kosovës nuk do të jetë e pranishme në veri të Kosovës, janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Daçiq për Tanjug.
 
Daçiq ka thënë se garanci të ngjashme kishte dhënë edhe sekretari i mëparshëm Rasmussen.
 
Ndërkaq, sa i përket raporteve Serbi -NATO, Daçiq ka thënë se ato duhet të avancohen pavarësisht bombardimeve të vitit 1999.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit